ZHVILLIMI HISTORIK I LIBRIT Kur civilizimet antike e krijuan shkrimin, shfrytëzuan të gjitha bazat në të cilat mund të shkruhej: gurë, argjilë, pllaka të drurit apo metalike. Alfabeti i parë e ka prejardhjen nga Egjipti, nga viti 1800 para e.s., dhe tekstet e shkruara nuk e kanë njohtë renditjen e fjalëve, apo asnjë formë të interpunkcionit. Eshtë e njohur edhe renditja e rreshtave me kahje të kundërt. Pjesë më të vjetëra të librit ruhen te egjiptasit në fletë papirusi të shkruara, mbi 5000 vjet më parë. Grekët dhe romakët dorëshkrimet e tyre i shkruan në fletë nga papirusi deri në shekullin 1, kur edhe dolën në dritë edhe librat e parë, në kuptimin e sotëm të fjalës. Këto libra të përbëra nga pjesë të barabarta nga pergamena, të palosura në mes dhe të lidhura me lidhëse të lëkurës. Në shekullin 14, pergamena u zevendësua me letër, e cila ishte shumë më e lirë dhe shumë më e lehtë për ta prodhuar. Librat e shtypur në shtypshkronjat evropiane (deri në vitin 1500) q...
Σχόλια
Δημοσίευση σχολίου